Shtëpia e Bardhë tha sot se Departamenti i mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara po e shqyrton aktivitetin ushtarak rus brenda Sirisë, për të përcaktuar se cilat caqe janë goditur.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, tha se është shumë herët për të pasur siguri se cilat ishin caqet, për shkak të informacioneve kundërthënëse lidhur me atë se nëse sulmet ruse kishin për qëlllim mbështetjen e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, apo në shënjestër të tyre ishte grupi militant, Shteti Islamik, raporton agjencia Reuters nga Uashingtoni.
“Departamenti i mbrojtjes qartas është në shqyrtim të aktivitetit ushtarak rus brenda Sirisë”, tha Earnest në konferencën për gazetarë në Shtëpinë e Bardhë.