SHBA: Nuk miratohet ligji për kontroll më të madh nga FBI

E publikuar: 23/06/2016 10:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Senati amerikan të mërkurën e ka hedhur poshtë një propozim të republikanëve për rritje të mundësisë së vëzhgimit sekret të Byrosë së Hetimeve Federale.

Propozimi u bë pas vrasjes masive që ndodhi në një lokal nate për homoseksualë në Orlando.

Projektligji i ri do të zgjeronte mundësinë që FBI të kërkonte vëzhgimin e bisedave telefonike dhe të dhënave në internet nga kompani si “Alphabet Inc” dhe “Verizon”, pa mandat gjykate./rel/