
FILE PHOTO: A Polish Air Force MiG-29 aircraft fires flares during a performance at the Radom Air Show at an airport in Radom August 24, 2013. REUTERS/Kacper Pempel/File Photo
Pentagoni ka deklaruar se nuk mund ta mbështesë transferimin e avionëve luftarakë të Polonisë në Ukrainë, por ka thënë se është i hapur për të bashkëpunuar me aleatët për të forcuar kapacitetet e mbrojtjes ajrore të Ukrainës.
Zëdhënësi John Kirby ka thënë se Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin i ka dërguar këtë mesazh edhe homologut të tij polak, Mariusz Blaszczak, transmeton Gazeta Express.
Sipas Kirbyt, shtimi i avionëve në inventarin e Ukrainës, nuk mund të jetë efektiv dhe është hap i rrezikshëm.
Ai ka theksuar se zbarkimi i avionëve polakë nga baza kryesore amerikane në Gjermani drejt Ukrainës, siç ka propozuar Varshava, është rrezik i madh dhe mund të kuptohet nga rusët si një hap për eskalim të konfliktit.
“Jo që s’është mirë vetëm për NATO-n, por nuk është mirë as për SHBA-në dhe sigurinë tonë kombëtare”, ka thënë ai.
Ndërsa, nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, arriti në Poloni më 9 mars. Gjatë vizitës dyditore, ajo do të qëndrojë në Poloni dhe Rumani, ku do të bisedojë për pushtimin rus të Ukrainës dhe për ndikimin që po ka kjo luftë në rajon.
Vizita e Harris në Varshavë të Polonisë vjen në kohën e një mosmarrëveshjeje të papritur diplomatike lidhur me furnizimin e Ukrainës me avionë luftarakë.



















