SHBA: Miliona pa energji elektrike, pas stuhisë dimërore

E publikuar: 09/03/2018 22:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Afro një milion vetë në Shtetet e Bashkuara janë pa energji elektrike pas një stuhie dimërore në brigjet lindore të vendit që ka sjellë reshje dhe akumulim bore deri në 60cm.
Kjo është stuhia e dytë brenda një jave dhe pritet që të pasohet javën e ardhshme me reshje të reja bore.

Akumulimi i borës dhe ngricat që kanë mbuluar rrugët kanë detyruar autoritetet të mbyllin shkollat dhe të anulojnë ose shtyjnë mijëra fluturime komerciale.

Guvernatorët e shteteve Nju Xhersi dhe Pensilvania kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, duke lejuar lëvrimin e fondeve qeveritare për operacionet e pastrimit dhe rimëkëmbjes pas stuhisë.