SHBA-ja shkëput raportet me ministrin Berisha dhe zëvendësministrin Çeku

E publikuar: 13/10/2018 08:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shtetet e Bashkuara i kanë vënë bllok komunikimit me ministrin e Forcës së Sigurisë, Rrustem Berisha, dhe zëvendësin e tij, Agim Çeku.

Secili bashkëpunim me ta është ndërprerë, prej kur është shpallur aktakuza në rastin e veteranëve të UÇK-së.

Tri burime të ndryshme të “Kohës Ditore” kanë folur për këtë.

“Administrata amerikane, përfshirë Ambasadën në Prishtinë dhe komponentin ushtarak, e ka shkëputur bashkëpunimin dhe komunikimin me ministrin Berisha dhe me zëvendësministrin Çeku, prej kur është shpallur aktakuza në rastin ‘Veterani’. Ky është një standard që amerikanët e aplikojnë në raport me secilin zyrtar të lartë, të akuzuar për vepra korrupsioni”, ka thënë një burim në Qeveri. “Komunikim zyrtar me ta nuk do të ketë për aq kohë sa janë nën akuzë”.

Ky zhvillim është konfirmuar edhe nga burime të gazetës në Ambasadën amerikane, por edhe në Ministrinë e Forcës së Sigurisë.