“ShBA-ja planifikoi ta fus Kurtin në një listë të padëshirueshme, Osmani e shpëtoi”

E publikuar: 30/05/2024 22:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Analisti politik, Astrit Gashi, në “Debat Plus”, ka thënë se ka informata nga vetë kabineti i Presidentes Vjosa Osmani, se ShBA-ja kishte planifikuar ta fuste kryeministrin Albin Kurti, në “një listë të padëshiruar”.

Sipas Gashit, ishte presidentja Osmani ajo e cila luajti rolin kyq që kjo të mos ndodhte.

“Personalisht mua më kanë thënë kabineti, rolin kyç që mos me ardhë te e keqja më e madhe që kryeministri i Kosovës, mundet me hi në një listë të papëlqyeshme që kryeministri mos me shty vendimin për targa, rolin kryesor për të mos ndodhë kjo e ka luajt Vjosa Osmani. Kërcënimi ka qenë shumë i rëndë. Ka shku edhe përmes Vjosa Osmanit, ka neutralizu sa ka mujt aty Vjosa Osmani që të mos ndodhë ajo punë”, tha ai.

Gashit tha se dallimet mes tyre datojnë që moti, kur Kurti e kishte të preferuar Mirosllav Lajcakun e Osmani jo.

“Dallimi mes tyre ka vazhdu ndër kohë. Në kohën kur Lajcak ka qenë i preferum, ka shpresu Kurti në të, për Vjosa osmani e ka bërë me dijë tërthorazi që ka pasur dyshime në Lajcakun. E ka konsideru naiv besimin e Qeverisë në Lajcakun. Vjosa Osmani ka dërgu sinjale që marrëveshja e Brukselit s’ka qenë e mirë. Me gjasë nuk ka pasur pajtueshmëri as për kryetarët në objekte vendosjen e tyre. Në shtator Vjosa Osmani kthehet nga ShBA me disa premtime nga ShBA-të dhe premtime të saj për ShBA-të. Si u kthy ka thënë se Kosova duhet me draftu statutin e Asociacionit në disa pika bashkë me ShBA”, tha ai.

“Osmani ka qenë optimiste që Kurtin me futë në atë proces. E di nga dora e parë. Pastaj vjen ky drafti që Kurti i tha po. Në ditën e shënimit të së pavarësisë Vjosa Osmani, në njëfarë forme sugjeron që drafti me u dërgu në Kushtetuese”, vijoi ai.

Sipas Gashit në një moment Kurti ka kërkuar nga Osmani që të shkojë vetë ai në disa takime ku ka qenë e thirrur ajo.

“Prej shtatorit e tetorit të vitit të kaluar, Kurti ka fillu me pas një problem me Osmanin. Roli i saj në politikën e jashtme. Zyrtarë të VV-së më kanë thënë që kemi kuptu që ajo ka kompetenca, ajo po shkon gjithkah e ne jo. Në një moment Kurti i ka thënë në disa vizita që po shkon ti a mundesh mem lan me shku mu. Problemi është që Vjosaën e kanë thirrë më shumë se Albinin”, tha ai

Gashit ha se te VV-ja ka një bindje që presidentja Osmani ka shumë kompetenca në politikën e jashtme.

“Ka një bindje te VV-ja që duhet me i shiku edhe kompetencat e presidentes, sepse ajo ka zhvillu më shumë takime se edhe Thaci, ka marrë rol më të rëndësishëm”, tha ai.