SHBA i premton Ukrainës 500 milionë dollarë si ndihmë për pagat

E publikuar: 30/03/2022 19:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sipas njoftimit nga Shtëpia e Bardhë, President Joe Biden i tha Zelenskyt se SHBA do t’i siguronte Ukrainës 500 milionë dollarë “ndihmë direkte buxhetore”.

Biden, ka biseduar me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, ku ka bërë të ditur këtë ndihmë nga shteti amerikan.

Sipas njoftimit – biseda zgjati për rreth një orë.

Këto para, sipas një zyrtari nga Shtëpia e Bardhë janë të destinuara si ndihmë për pagimin e pagave.

“Udhëheqësit diskutuan se si Shtetet e Bashkuara po punojnë gjatë gjithë kohës për të përmbushur kërkesat kryesore të ndihmës për sigurinë në Ukrainë, efektet kritike që ato armë kanë pasur në konflikt dhe përpjekjet e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara me aleatët dhe partnerët për të identifikuar aftësitë shtesë për ta ndihmuar ushtrinë ukrainase të mbrojë vendin e saj”, thuhet në komunikatë, shkruan CNN.

Tutje, sipas Shtëpisë së Bardhë, Biden ka rishikuar sanksionet shtesë dhe ndihmën humanitare për të cilën u vendos javën që shkoi.

Biden, gjithashtu bëri të ditur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë t’i mbajnë sanksionet të cilat i kanë vendosur kundër Rusisë dhe se do t’i sigurojë ushtrisë ukrainase kapacitetin për ta mbrojtur veten.

Deisa më herët, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se me Biden folën rreth situatës në fushëbetejë dhe asaj në tryezën e bisedimeve.

“Biseduam për mbështetje specifike mbrojtëse, një paketë të re sanksionesh të zgjeruara, ndihmë makro-financiare dhe humanitare”, ka shkruar Zelensky.