Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar shtetasin rus, Yevgeny Aleksandrovich Nikulin, 29 vjeçar nga Moska, për hakerizëm dhe vjedhje të informacione nga komjuterët në rrjetin LinkedIn dhe kompantië e tjera në San Francisko.
Juria e madhe e ka paditur këtë person për ndërhyrje në kompjuterë dhe vjedhje serioze të identitetit, ka thënë mbrëmë Zyra e Prokurorit të Shteteve të Bashkuara në san Francisko.
Personi Nikulin e kishte dërguar një program te kompjuteri i një punonjësi të rrjetit LinkedIn, i kishte vjedhur emrat e shfrytëzuesve, pasvordat dhe adresat e emaileve të klientëve të kompanisë Formspring.
Yevgeny Aleksandrovich Nikulin është arrestuar në Pragë të Çekisë më 5 tetor. Autoritetet e Rusisë kanë thënë se ato po punojnë për ta parandaluar ekstradimin e këtij personi në Shtetet e Bashkuara.
Rrjeti LinkedIn e ka ndërlidhur Nikulinin me sulmin e vitit 2012 dhe tha se për pasojë, më se 100 milionë pasvorda të përdoruesve ishin shkatërruar, duke shkaktuar operacion masiv të rivendosjes së pasvordit./rel/