SHBA, Gjermania dhe Britania e Madhe e duan Kosovën në OKB

E publikuar: 11/06/2015 23:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy shtete të fuqishme të Bashkimit Europian, Britania e Madhe e Gjermania, bashkë me ShBA, po kërkojnë nga Serbia që të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në OKB, transmeton Koha.net shkrimin e gazetës “Blic” të Beogradit.

Perëndimi ka ndër mend që temën e Ballkanit Perëndimor ta heqë nga rendi i vet i ditës pasi ka probleme më të mëdha me Rusinë dhe terrorizmin.

Kështu e sqaron ofensivën e re politike të Perëndimit në Serbi ish -ambasadori serb në Ukrainë Dushan Laziq.

“ShBA, Gjermania dhe Britania e po na ballafaqojnë me kërkesa gjithnjë e më të vështira- anëtarësimin e Kosovës në OKB, edhe pa detyrimin e njohjes së saj formale, pranimin për dobësimin e Republika Srpska, bashkëpunim të ngushtë në NATO-n, largimin nga Rusia dhe “paqësimin e nacionalizmit serb “’, ka thënë ai.