SHBA e Rusia pjesë e dialogut Kosovë-Serbi, Gjermania do përfaqësues special!

E publikuar: 20/06/2018 09:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Derisa pritet vazhdimi i dialogut në Bruksel, në prapaskenën brenda Bashkimit Evropian përsëri ka ndërhyrje, Gjermania ka propozimin që në vend të shefes së diplomacisë së BE-së Federica Mogherini negociata t’i udhëheqë përfaqësuesi special i Unionit, merr ves gazeta Beogradit, mëson “Blic”.
Dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit nga raundi i parë, i mbajtur në mars të 2011, udhëhiqet nga Brukseli. Në muajt e fundit, është thënë se mund të vazhdohet në një format të ti, në të cilin Amerika do të përfshihet si konsulent, e cila do të korrespondonte me Prishtinën, por edhe Rusia që do t’i përkrahte idetë e Beogradit, transmeton lajmi.net.

Sipas burimeve të kësaj medie, disa vende gjithashtu po kërkojnë përfshirjen e një përfaqësuesi të posaçëm.

“Gjermani dëshiron që në dialogun ndërmjet Serbisë e Kosovës rolin ta marrë edhe përfaqësuesi special i BE-së të cilin do ta emëronte shefja e diplomacisë e Bashkimit Europian Federica Mogherini. Arsye për këtë është se Mogherini në të njëjtën kohë merret me shumë punë dhe nuk ka mjaft kohë t’i kushtoj vëmendje dialogut dhe të zgjidh problemet që dalin gjatë negociatave. Kjo është arsyeja e idesë që të ketë një përfaqësues të veçantë”, thotë burimi i kësaj gazete.

Ky përfaqësuese do të të përcaktohet nga shefja e diplomacisë së BE-së, mirëpo nuk dihet kur do të ndodhë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka konfirmuar se të dielën do të udhëtojë për në Bruksel, ku do të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq. /Lajmi.net/