Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, është takuar sot me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
O’Brien tha se FSK-ja vazhdon të ketë mbështetje, derisa shtoi se në takim me Maqedoncin është riafirmuar partneriteti midis SHBA-së dhe Kosovës.
We support the Kosovo Security Force as it transitions to a multi-ethnic, professional, NATO-interoperable, territorial defense force, subject to civilian oversight. Great to meet Kosovan Minister of Defense @EjupMaqedonci today & reaffirm our partnership with Kosovo 🇽🇰. pic.twitter.com/9rL4odVgMe
— Assistant Secretary Jim O'Brien (@StateEUR) December 13, 2023
“Ne e mbështesim Forcën e Sigurisë së Kosovës derisa ajo kalon në një forcë mbrojtëse territoriale multi-etnike, profesionale, të ndërveprueshme nga NATO-ja, që i nënshtrohet mbikëqyrjes civile. Sot u takuam me ministrin kosovar të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe riafirmuam partneritetin tonë me Kosovën”, ka shkruar O’Brien në platformën “X”.
Maqedonci tha se ka ritheksuar qëndrimin se Qeveria e Kosovës, institucionet dhe i gjithë populli i Kosovës është i vendosur palëkundshëm në rrugën drejt integrimeve euro-atlantike.
Gjatë takimit është diskutuar për ambientin global të sigurisë dhe impaktin në regjionin e Ballkanit Perëndimor, si dhe për nevojën e fuqizimit të përpjekjeve të përbashkëta për t’u përballur me rreziqet dhe kërcënimet.


















