Ambasadorja e SHBA-ve në OKB, Nikki Haley është shprehur se Amerika është e gatshme të ndërmarrë hapat e mëtejshëm për të ndërhyrë në Siri.
Ambasadorja Haley ka shtuar se SHBA-të nuk do të qëndrojnë duarkryq teksa përdoren armë kimike kundër civilëve.
“SHBA-të nuk do të presin që të përdoren armët kimike nga Al-Assadi. Këto ditë kanë marrë fund”, ka thënë ajo.
Haley u shpreh se shpreson se nuk do të jetë e nevojshme që të merren hapa të radhës për ndërhyrje në Siri, por që nëse shihet e arsyeshme Amerika do jetë në gjendje gatishmërie.