SHBA: Automjeti përplas turmën e njerëzve që po festonin Vitin e Ri, raportohet për 10 të vdekur

E publikuar: 01/01/2025 13:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dhjetë persona u vranë dhe 30 u plagosën pasi një automjet u përplas me një turmë në New Orleans raportoi CNN.

Gjithçka ndodhi në rrugën Bourbon rreth orës 3:15 të mëngjesit me orën lokale. Rruga Bourbon ndodhet në lagjen franceze të New Orleans. Mbrëmë, mijëra njerëz morën pjesë në festimet e Vitit të Ri përgjatë asaj rruge.

Policia ende nuk ka specifikuar numrin e saktë të viktimave, si dhe shkallën e plagëve.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur një ambulancë, ndërsa rruga aktualisht është e mbyllur.

Policia deri më tani nuk ka bërë të ditur asgjë për motivin e këtij akti dhe as nëse mund të jetë terrorizëm.

CBS News raporton, duke cituar deklaratat e dëshmitarëve, se ishte një kamion, jo një makinë, dhe se shoferi e futi automjetin me shpejtësi të madhe në turmën në rrugën Bourbon, pastaj doli dhe filloi të qëllonte. Policia iu përgjigj zjarrit.

“Gjithçka që pashë ishte një kamion që u përplas me të gjithë në anën e majtë të trotuarit Bourbon” ,tha Kevin Garcia, 22, duke folur për CNN menjëherë pas incidentit.

Një tjetër dëshmitar, 22-vjeçari Whit Davis nga Shreveport, Luiziana, tha për CNN se incidenti ndodhi ndërsa ai po dilte nga një klub nate në Bourbon Street.