Por, Sharon Stone u është përgjigjur këtyre lajmeve duke “risjellë” në kujtesë skenën e famshme të filmit të 1992, Basic Instict.

Të shtunën diva e kinematografisë feston 60 vjetorin e lindjes dhe vendosi që t’u dhurojë fansave të vet një sërë shkrepjesh dhe një intervistë të gjatë për “New York Times”.
Aktorja thotë se sekreti i formës së saj qëndron tek kujdesi me ushqimin dhe palestra, ndërkohë që për “NYT” rrëfehet edhe për periudhën e vështirë të kaluar pas divorcit me Phil Bronstein, ndërsa as konfirmoi, por as mohoi nëse aktualisht është “single”.


















