Drejtori i përfaqësueses së Zvicrës, Claudio Sulser, insiston se lojtarët që kanë luajtur për Zvicrën në “Euro 2016” nuk do të kenë të drejtë të luajnë për Kosovën.
Claudio thotë se kjo vlen edhe për mesfushorin e Stoke Cityt, Xherdan Shaqiri. Por, Sulser vlerëson lart Shaqirin dhe thotë se nëse është nevoja do të udhëtojë në Angli që të flasë me të.
Shaqiri nuk është përfshirë në përfaqësuesen e Zvicrës për ndeshjen eliminatore për Botërorin “Rusia 2016”, që “helvetikët” e zhvillojnë të martën mbrëma kundër Portugalisë. Arsyeja ka qenë një lëndim muskulor.
“Shaqiri është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Nëse është e nevojshme do të udhëtoj në Angli të flas me të. Por, kur i shoh rregulloret e FIFA-s, atëherë më duket gjë krejt normale që asnjëri që ka luajtur në Evropian nuk mund të kalojë te Kosova”, ka thënë Sulser në një intervistë për gazetën zvicerane “Blick”.
Shaqiri më herët kishte shprehur pakënaqësinë që nuk është konsideruar për postin e kapitenit në Përfaqësuese të Zvicrës.