Shaqiri mbledh rreth 128 mijë franga për një aksion humanitar

E publikuar: 13/12/2015 23:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ylli shqiptar i futbollit, Xherdan Shaqiri, ka shënuar rekord me “selfie” humanitare në kuadër të aksionit të madh humanitar në Zvicër “Jeder Rappen zählt” (Çdo cent ia vlen), që mbahet tradicionalisht në kohën para festave të fundvitit në Bernë.

Sa “selfie” ka bërë Xherdan Shaqiri do të mund të llogariten vetëm në fund, raporton Albinfo.

Por një gjë është e sigurt deri tani erdhën 127,267 franga me ndihmën e talentit të futbollit, Xherdan Shaqiri në Bernë në aksionin “Jeder Rappen zählt”.