Pas humbjes 3:1 nga Wolfsburgu mbrëmë në Europa League, mesfushori kosovar, Xherdan Shaqiri e ka komentuar këtë ndeshje, e vlefshme për të 16-ën e finales, shkruan Zëri, duke besuar se Interi mund të bëhet i madh, nëse i redukton gabimet.
“Në fillim, ne luajtëm mjaft mirë. Më pas, goli ynë erdhi në një kohë mjaft të mirë. por, ju nuk mund ta vlerësoni shumë kundërshtarin, pasi ne kemi lojtarë të mëdhenj. Ne e dimë se duhet të lëvizim përpara dhe të shikojmë kah ndeshja e ardhshme”, deklaroi Shaqiri për “Sky Sport Italia”, përcjell Zëri.
Përfaqësuesi zviceran më pak e shprehu nevojën që ekipi të bëjë më pak gabime në të ardhmen. “Ne duhet të shkojmë përpara dhe të mësojmë nga gabimet e mbrëmshme. Pa gabime, me mund të bëjmë shumë mirë, nuk na lejohen më shumë gabime”, përfundoi gjilanasi. /Zëri/