Liverpooli të dielën do të luajë kundër Manchester Unitedit në Old Trafford.
Një pjesë e madhe e tifozëve të skuadrës së Jurgen Klopp dëshirojnë që ta shikojnë Xherdan Shaqirin nga fillimi në fushë ndaj Djajve të Kuq.
27-vjeçarit para ndeshjes ndaj Bournemouthit kishte një komplikim abdominal para ndeshjes dhe nga kjo ndeshje nuk është paraqitur asnjëherë ndaj Reds.
Xherdan Shaqiri në momentin e golit të tretë të Liverpoolit ndaj Unitedit (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)
Shaqiri nuk luajti as në ndeshjen ndaj Bayern Munich, ndërsa postimi i tij i vetëm në rrjetin social Instagram ishte ai para ndeshjes ndaj ish-skuadrës së tij.
Xherdani pak orë më herët postoi një InstaStory, me një imazh nga stërvitja e fundit i tregoi të gjithëve se është gati.

Vlen të theksohet se në derbin e parë të sezonit në Ligën Premier skuadra e Liverpoolit kishte fituar me rezultat 3-1.
Shaqiri ishte futur nga banka rezervë dhe me dy gola të shpejtë i siguroi fitoren Reds në Anfield. /Telegrafi/


















