Xherdan Shaqiri duke festuar golin e tij sonte kundër Skocisë. Foto: AP
Futbollisti shqiptar me shtetësi zvicerane, Xherdan Shaqiri, sonte është bërë i pari në histori të futbollit që shënon në gjashtë turnet më të mëdhenj ndërkombëtarë.
Shaqiri me Zvicrën shënoi në Kupën e Botës në vitin 2014 dhe në Kampionatin Evropian në vitin 2016.
Ai e vazhdoi traditën e shënimit të golave edhe në Kupën e Botës në vitin 2018, më pas në Kampionatin Evropian 2020, për ta bërë të njëjtën gjë në Kupën e Botës në vitin 2022 dhe sonte në Kampionatin Evropian 2024, njofton Klankosova.tv.
Deri më tani në kampionate Botërore dhe Evropiane, Shaqiri ka shënuar gjithsej 10 gola.