Ylli i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri ka folur pas fitores së ekipit të tij në finalen e Superkupës së Evropës.
Ani pse nuk luajti asnjë minutë, reprezentuesi i Zvicrës ishte tejet i lumtur me triumfin e skuadrës së tij.
Shaqiri gjithashtu foli edhe për Kombëtaren e Kosovës, pas një interviste të shkurtër me Radio Televizionin Publik të Kosovës, përcjell lajmi.net.
“Më pëlqen shumë ekipi si po luajnë, e kanë një ekip shumë të ri. Jam krenar që po shkojnë përpara dhe që po e luajnë një futboll të mirë”, tha ai.