Xherdan Shaqiri ka folur në CNN për karrierën e tij dhe një vendimi të madh për të.
Futbollisti kosovar, Xherdan Shaqiri, ka folur rreth të ardhmes së tij në Përfaqësuesen e Zvicrës.
Në një intervistë për CNN, ai foli gjerë e gjatë për karrierën e tij, por pyetja që e zuri atë më së shumti në siklet ishte se si do të ndihej me fanellën e Kosovës veshur në trupin e tij.
Duke dhënë një buzëqeshje, Xherdani u përgjigj si vijon: “Unë e dua Kosovën, e dua Zviccrën. Por, për momentin unë jam i lumtur te Zvicra dhe do të luajë për t’ua kthyer borxhin për atë që kanë bërë për mua, për familjen time. Por, të ardhmes nuk i dihet”.
Shaqiri foli edhe për kohën e tij te Bayern Munichu dhe synimet që tani ka me Interin.