Shala: Sot të gjithë duhet t’i themi jo rritjes së çmimit të energjisë elektrike

E publikuar: 24/01/2022 12:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ferat Shala, deputet nga radhët e PDK-së, ka deklaruar se sot të gjithë presin që ti themi jo rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

“E di që kryeministri ka pushtetin absolut, e di që kjo qeveri i ka të gjitha, pro sot ku jeni, sot nuk jeni askund me premtimet që i keni dhënë, asnjë projekt kapital nuk është duke u zhvilluar. I nderuar kryeministër ju duhet të jeni këtu për të menaxhuar krizën me energji, për të menaxhuar situatën me pandeminë”, ka thënë ai, raporton FrontOnline.

Ai ka pasur edhe disa kërkesa ndaj kryeministrit Kurti.

“Fillo me projektet, mos i përsërit gabimet, fillo me investime, të gjitha resurset i kë në dorë kryeministër, fillo me përgatitje dhe ndërtimin e kapaciteteve të reja, nëse guxon, për këtë mund të hapim debat, fillo zgjerimin e kapaciteteve të reja me erë, ende ka fusha ende, zgjeroji kapacitete energjetike të erës edhe në Çyqavic, në Golesh po ashtu, merr vendim për gazin amerikan”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë se nuk janë të hapur të bisedojën për rritje të çmimit të energjisë elektrike./FrontOnline