Lajmet

Shala: Politika po na bën presion, por ne do të qëndrojmë

26.05.2016 02:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Shala: Politika po na bën presion, por ne do të qëndrojmë

Drejtori i Radio Televizionit të Kosovës, Mentor Shala në Ballë për Ballë të Klan Kosovës ka folur për kërkesën e Agjencisë Kosovare të Pronave që RTK t’i lirojë ambientet ku funksionon.

Ai ka deklaruar se nuk kanë zgjedhje, për shkak se institucioni nuk ka prona të veta dhe se për këtë gjë duhet të mendojë Kuvendi i Kosovës, njofton Klan Kosova.

“Neve na është thënë që t’i lëshojmë ambientet, pasi në rast të kundërt do të na nxjerrin me polici. Por ne nuk kemi ku të shkojmë, as mund të mendojmë ku të shkojmë, pasi kudo që të shkojmë do të na thonë uzurpatorë – ngase nuk kemi prona tonat. Për këto gjëra duhet të mendojë Kuvendi i Kosovës, që është themelues i mediumit publik”.

“Nëse ndodh, nuk ka nevojë të na tërheqin zvarrë pasi dalim vet. Pamje të tilla janë vetëm ato të viteve të 90-ta, kur regjimi i shkuar i ka nxjerrë me dhunë ish punëtorët e RTP-së. Ligji thotë se Kuvendi i Kosovës me një vendim të veçantë mund të gjej zgjidhje për pronat e RTK-së”.

Shala ka theksuar se kjo situatë mund të jetë presion që RTK të mos vazhdojë ta kërkojë linjën financuese – duke mos e cilësuar si tendencë për kontroll, por më shumë për tërheqje vërejtje.

“Ne jemi duke zhvilluar një betejë me kastën politike, lidhur me mënyrën e financimit të mediumit. Ky veprim i AKP-së mendojmë se është njëfarë-lloj “mbylle gojën, mos kërko financim se të largojmë edhe nga ambientet”. Unë vetëm i përmenda rrethanat në të cilat jemi. Ky nuk është tentim për kontroll, por presion që të jemi më të kujdesshëm në raportime, gjë të cilën e bëjnë politikanët në të gjithë botën, por ne do të qëndrojmë”.

Sa i përket hapësirës që u ofrohet strukturave politike në mbulimin nga Radio Televizioni i Kosovës, ai ka deklaruar se nuk ka anim dhe se si pozita si opozita kanë hapësirën e tyre në platformë, njofton Klan Kosova.

“Në bazë të statistikave që i bëjnë organizatat e ndryshme, në RTK del më shumë e përfaqësuar opozita se qeveria, por që nuk është aspak me rëndësi, pasi lajmi është me rëndësi, jo cila palë. Nuk ka ndonjë raportim me tendenca në medium. Të gjithë kanë hapësirë në Radio Televizionin e Kosovës”.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje