Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Kujtim Shala ka konfirmuar planin e atentatit ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
“Po, ne sot kemi marrë një informacion të kësaj natyre, pra mund të konfirmoj që jam i informuar për këtë çështje, për një lloj planifikimi, për një rrjet njerëzish të lidhur me të dhe organizatash në Kosovë dhe në disa shtete të tjera të bashkimit Evropian dhe jashtë territorit të Evropës.
Individë të cilët kanë rënë në përgjime të njërës prej agjensive intelegjente kryewsore të BE-së, të vendeve të BE-së dhe nga ajo çka na është thënë ne, del që ka pasur një plan të strukturuar për këtë gjë”, ka deklaruar ai, në “Debat Plus” të RTV Dukagjini.
Krahas kësaj, Shala ka thënë se motivi ishte politik dhe për të njëjtin, përpos organeve të rendit janë njoftuar edhe aleatët ndërkombëtar.