Shala kandidat për deputet: Lista e PDK-së përfaqëson vlerat kombëtare, dijen, përgjegjësinë dhe kompetencën

E publikuar: 11/12/2024 23:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, do të jetë sërish në listën e kandidatëve për të siguruar edhe për një mandat ulësen e ligjvënësit.

Shala ka thënë se kandidimi i tij për deputetë është nder, teksa për PDK-në ka thënë se “përfaqëson vlerat kombëtare, dijen, përgjegjësinë dhe kompetencën”.

“Është nder të jem sërish kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike të Kosovës – e cila përfaqëson vlerat kombëtare, dijen, përgjegjësinë dhe kompetencën. Bashkë, mundemi më mirë! #mamirë #16”, ka shkruar Shala.