Shala: Isa Mustafen përpara komisionit hetimor (Video)

E publikuar: 09/06/2015 21:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Haxhi Shala, Kryetar i komisionit për AKI ,i ftuar në Rrokum Rroll me Fidan Jupollin ka theksuar se institucionet e sigurisë janë të gatshme të reagojnë për çdo të papriture, duke përfshirë edhe veriun e Kosovës.

Derisa për ngjarjen e Kumanovës, ai ka theksuar se ajo qëndron që sipas raportit te AKI-së për këtë ngjarje e ka ditë Presidentja, Kryeministri por edhe Ministri i Brendshëm.

Shala ka kallxuar se ai në komision i ka shkruar një kërkese kryeministrit Mustafa se a ka qenë në dijeni për rastin e Kumanovës, dhe sipas tij kjo duhet të sqarohet njëherë e mirë.

Por ai ka theksuar se do t’i kërkojnë Kuvendit të bëjnë një komision hetimor për të hetuar kryeministrin Isa Mustafen.

https://[youtube http://www.youtube.com/watch?v=0yhGEhXde94?wmode=transparent]