Shala godet Kurtin: Kur erdhi Pakoja e Ahtisaarit, njerëzit u vranë në rrugë

E publikuar: 03/02/2021 22:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

ënkryetari i LDK-së, Kujtim Shala, në T7, ia ka kujtuar kandidatit për kryeminsitër të VV-së, Albin Kurtit, se në kohën kur Kosovës iu propozua Pakoja e Ahtisarit, njerëzit u vranë në rrugë.

Kurti dhe subjekti politik i tij, Lëvizja Vetëvendosje, kundërshtuan Pakon e Ahtisarit, pako e cila me pikat e saj solli pavarësinë e Kosovës më 17 shkurt 2008.

“Kur erdhi pakoja e Ahtisaarit, njerëzit u vranë në rrugë”, është shprehur Shala.
utje, ai foli edhe programin e VV-së dhe profilin ideologjik të kreun e këtij subjekti politik.

“Kurrë hiç, Vetëvendosja nuk ka pasur program”, është Shala.

“Profil ideologjik i Kurtit është i qartë, por VV’ja nuk ka pasur program kurrë”, shtoi Shala.