Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Ferat Shala, në Edicionin Special në Klan Kosova ka folur edhe për zgjedhjet e mbajtura më 23 prill në katër komunat Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.
Shala tha se deri para ardhjes së Qeverisë Kurti atje ka pasur respektim të mekanizmave shtetërorë.
“Sot kemi një situatë tjetër dhe për këtë situatë e cila po rrjedh në veri ka vetëm një adresë është paaftësi e Qeverisë Kurti, dhe e kryeministrit me politikën e tij që ka ndjekur në raport me krizën në veri”, tha Shala.
Më 23 prill, në katër komunat veriore fituan kandidatë joserbë.
Dy nga komunat u fituan nga Partia Demokratike dhe dy nga Lëvizja Vetëvendosje/ Klankosova.tv