Anëtari i Komisionit Parlamentar për AKI-në dhe ish-kryetari i këtij Komisioni, Haxhi Shala, në emisionin “Pa rrotlla” në RTK, ka thënë fjalët më të mira për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.
“Derisa nuk kam qenë brenda AKI-së kam pasur përshtypje të tjera për AKI-në, por tash kur e njoh punën e tyre, kam vlerësimet më të larta për ta”, ka thënë Shala.
Ai ka thënë se “natyra e punës së AKI-së dhe ligji me të cilin ata punojnë, e bën këtë institucion pak si shumë të mbyllur, por është me rëndësi që po punojnë mirë”.
Madje, Shala nuk ka hezituar ta cilësojë AKI-në si institucion më i mirë se shërbimet e tjera të inteligjencës në rajon, duke kujtuar se informacionet e AKI-së kanë shërbyer për paqen rajonale. Gjithashtu, ai ka rikujtuar se vlerësimet për AKI-në kanë ardhur publikisht edhe nga shërbimi izraelit i inteligjencës MOSSAD./rtklive/