Deputeti i PDK-së, Shaip Muja në emisionin “Natën” me Fatmir Spahiun në RTK ka thënë se demarkacioni me Malin e Zi është keq.
Ai ka thënë se kanë fakte të mjaftueshme që kjo marrëveshje është bërë keq, raporton Gazeta Blic.
“Ramush Haradinaj është njeriu i vetëm që ka pasur kauzë reale. Ndërkaq, të tjerët e kanë shfrytëzuar këtë rast politikisht”, tha ai.
Sipas tij, është dezinformim nëse thuhet se nëse nuk miratohet demarkacioni me Malin e Zi i humbim vizat.
Ai tha se edhe materialet e Malit të Zi thonë që Kosova humb territor nga demarkacioni.


















