Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka shkruar për takimin që ai dhe përfaqësuesit tjerë të Luginës së Preshevës e patën mre presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Kamberi tha se koordinimi i politikës shqiptare është “rruga e vetme e mbrojtjes së interesave shqiptare në Luginë.
“Në takim me Presidenten e Republikës së Kosovës, SH.S. Vjosa Osmani, biseduam per procesin e regjistrimit të popullsisë, diskriminimin dhe domosdoshmërinë e përfshirjes së Luginës së Preshevës ne bisedimet me Serbisë”, ka shkruar Kamberi.
“Koordinimi i politikës shqiptare në Luginë të Preshevës me institucionet e Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë është rruga e vetme e mbrojtjes së interesave shqiptare në Luginë”, ka shtuar ai.