Shahini: Gjykata Speciale do t’i sjellë dëm zhvillimit ekonomik të Kosovës

E publikuar: 14/09/2015 22:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Gjykata Speciale ka promovuar pasiguri tek investiitorët , kjo Gjykatë do t’i sjellë dëm zhvillimit ekonomik të Kosovës”, kështu është shprehur kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini në emisionin Euro Tribuna, në Tribuna Channel.

Sipas tij, “Protestat e vazhdueshme në një vend demokratik janë më se demokratike. Ne nuk kemi parë se nga protestat është rritur shporta e qytetarit. Kosova është shtet i vogë, dhe në gjithcka çka shohim mendojmë se është keq “.

Shahini gjatë emisionit Euro Tribuna ka thënë se protestat nuk po prodhojnë asgjë ngase siç tha ai nuk ka përgjigje asnjëherë nga institucionet dhe gjithë kjo pomovon pasiguri për investime.

“ Asnjë investitorë nuk shkon në një vend ku ka protesta, ku ka çrregullim politik, ku ka taksta më të shtrejta, ku ka gjykime, ku lëvizja e produkteve të tyre është e kufizuar, ngase produktet e tona jashtë vendit nuk i blejnë jo për shkak se janë të dobëta por për shkak se janë të Kosovës, ka thënë Shahini./Gazeta Tribuna/