
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, tha se paralajmërimi se energjia elektrike do të rritet 15% është një lajm i keq për konsumatorët kosovarë qoftë biznese apo familje individuale.
Ai theksoi se pas shtrenjtimit të energjisë elektrike Kosova është kampion dhe e zë vendin e parë në Ballkanin Perëndimor si vendi më i shtrenjt energjetik dhe vendi që me së shumti ka ndërprerje të energjisë elektrike.
“Me këtë paralajmërim bizneset dhe investitorët do të goditen rëndë me ngarkesë të shtrenjtë të energjisë elektrike, bizneset do të detyrohen të rritin çmimin e prodhimeve dhe shërbimeve të veta për konsumatorët kosovarë”, tha kryetari i AKB-së Agim Shahini.