Shahin Dervishaj pas tubimit në Klinë: Kosova mundet 77 herë më mirë

E publikuar: 29/01/2025 15:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, Shahin Dervishaj, ka publikuar një video-material, ku ka treguar për pritje ne jashtëzakonshme që i është bërë PDK-së në Klinë.
Dervishaj është parë i entuziazmuar me numrin e qytetarëve të pranishëm në këtë tubim të PDK-së.

“Kosova mundet 77 herë ma mirë”, ka shkruajtur Dervishaj në materialin e shpërndarë.

Shahin Dervishaj bartë numrin 77 në listën e Partisë Demokratike të Kosovës për deputet.