Shaban Gogaj mbetet në paraburgim, refuzohet kërkesa e avokatit Besnik Berisha

E publikuar: 19/03/2021 15:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

shtë mbajtur sot seanca në rastin e frasjes së Agonis Tetajt nga i akuzuari Shaban Gogaj në Deçan.

Ky rast u përcoll me reagime të mëdha dhë vëmendje të shtuar pasi që në media u publikuan pamjet e momentit kritik të vrasjes, e të cilat nuk u duk se përkonin me cilësimin që i kishte dhënë Prokuroria si “vrasje nga pakujdesia”, shkruan lajmi.net.

Përveç rikthimit të sërishëm në shqyrtim gjyqësor, Gjykata ka marrë vendim që i akuzuari Shaban Gogaj të mbetet në paraburgim.

Vendimi u mor pas kërkesës që kishte bërë avokati i palës së akuzuar, Besnik Berisha.

Shqyrtimi gjyqësor është caktuar për në prill teksa Prokuroria është urdhëruar të sjellë prova të reja të cilat i ka paralajmëruar.