Pas 6 muajsh kjo komunë pritet të bëhet me udhëheqës të saj. Në një proces zgjedhor të zhvilluar një ditë më parë, qytetarët e Mitrovicës së Veriut zgjodhën kryetarin e tyre.
Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje doli më i preferuari i banorëve të kësaj pjese.
E pavarësisht që kjo parti politike kishte synim që ta fitonte edhe komunën e Zubin Potokun, këtë nuk e arrit.
Për 16 vota më shumë Izmir Zeqiri nga Partia Demokratike e Kosovës do të udhëheqë me këtë komunë.
Ai ka bërë të ditur se pret bashkëpunim me qytetarë serbë.
Në anën tjetër, Lulzim Hetemi i cili fitoi zgjedhjet në Komunën e Leposaviqit ka kërkuar mbështetje nga Qeveria e Kosovës që të jetësohen programet e tyre.
E sipas analistit politik, Arton Demhasaj, fituesit e zgjedhjeve në 4 komunat veriore do të kenë vështirësi në konsolidimin e institucioneve.
Ai ka folur edhe për legjitimitetin e këtyre zgjedhjeve.
Se vështirësi kandidatët do kenë, e thotë edhe Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës.
Nga mbi 48 mijë qytetarë që kishin të drejtë vote në Komunat Veriore vetëm mbi një mijë e 500 prej tyre e kanë shfrytëzuar këtë të drejtë.