Sfarqa: Thaçi President prej kohës kur Isa u bë Kryeministër

07.02.2016 15:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Sfarqa: Thaçi President prej kohës kur Isa u bë Kryeministër

Udhëheqësit e Lidhjes Demokratike të Kosovës po e shtyjnë përpara idenë për ta bërë Thaçin President. Kështu, Kryetari i Degës së LDK’së në Ferizaj, Muharrem Sfarqa thotë se Hashim Thaçi është President prej momentit kur LDK e ka marrë pozitën e Kryeministrit. Ai komenton edhe deklaratën e Adem Salihajt, i cili tha se Thaçi s’bën për Shef të Shtetit për shkak të akuzave për hajni, vrasje e tradhti.
Lidhja Demokratike e Kosovës po vazhdon të ketë dy qëndrime sa i përket marrëveshjes që e bën Hashim Thaçin President.

Pas deklaratave të deputetit Adem Salihaj se Thaçi s’bën të bëhet Shef i Shtetit për shkak se mbi të rëndojnë akuza për vrasje, hajni e tradhti, ka folur Kryetari i Degës së LDK’së në Ferizaj, Muharrem Sfarqa.

Ai ka thënë se lideri i PDK’së është President i Shtetit prej momentit kur LDK e ka marrë pozitën e Shefit të Qeverisë.

“Hashim Thaçi është President prej 8 dhjetorit të vitit 2014 kur është nënshkruar koalicioni që Isa Mustafa të jetë Kryeministri e Thaçi President. Për këtë gjë nuk ka diskutim sepse për mua Thaçi është President”, ka thënë Sfarqa, për Express, të dielën.

Megjithëkëtë, grupi tjetër që nuk e do Thaçin në krye të Shtetit, ku bën pjesë Vjosa Osmani, Arben Gashi, Doruntinë Maloku e Adem Salihaj, po argumentojnë se lideri i PDK’së s’i plotëson kriteret për të qenë President për shkak të akuzave që rëndojnë mbi te.

Madje, sot, Adem Salihaj tha se mbi Hashim Thaçin rëndon edhe akuza për tradhti kombëtare.

Krejt këto deklarime, Muharrem Sfarqa i sheh si pjesë të demokracisë. Thotë se vota e Salihajt nuk është përcaktuese në zbatimin e marrëveshjes së koalicionit LDK-PDK.

“Deklaratën e Adem Salihaj e cilësoj si pjesë të demokracisë dhe vota e tij nuk është përcaktuese, sepse LDK e voton Thaçin për president”, ka thënë ai.

Ndërkohë, PDK veç ka nisur të mbledhë nënshkrimet e deputetëve për të mbajtur seancë të jashtëzakonshme për ta votuar Thaçin për Kryetar të Kosovës.

Deri më tash, pozitën e Presidentit e ka mbajtur Ibrahim Rugova, Fatmir Sejdiu e Atifete Jahjaga, e cila ishte ardhur në krye të Shtetit si kompromis i PDK’së, LDK’së dhe AKR’së.

Në koalicionin e lidhur mes LDK’së dhe PDK’së në fund të vitit 2014 ishte paraparë që PDK ka kishte pozitën e Presidentit.

Kundër zgjedhjes së Thaçit President kanë dalë edhe partitë opozitare, të cilat kanë paralajmëruar bllokim të seancës kur votohet për Shef të Shtetit.

Votimi i Presidentit duhet të kryhet më së voni më 7 mars një muaj para se t’i përfundojë mandati Atifete Jahjagës. Nëse deri atëherë s’kryhet ky proces, Kosova shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së