Është konfirmuar edhe skuadra e katërt që është kualifikuar në Ligën e Evropës.
Ajo është Sevilla, e cila e ka mposhtur Athletic Bilbaon me penallti 5:4.
120 minutëshi u mbyll 1:2 për baskët, ashtu siç kishte fituar edhe Sevilla në ndeshjen e parë.
Tri skuadrat tjera të kualifikuara në gjysmëfinalen e Ligës së Evropës janë Liverpool, Villareal dhe Shakhtar Donetsk.