“S’është Zajednicë” – Kurti në Kuvend: Nuk e kam pranuar por emisarët ma kërkuan mospublikim e draft-statutit

E publikuar: 03/11/2023 12:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Albin Kurti është duke raportuar në Kuvendin e Kosovës për takimet në Bruksel. Kjo me kërkesë të opozitës.

Kurti fjalën e tij e nisi duke thënë se ka kërkuar nga ndërkombëtarët më shumë siguri në kufijtë e Kosovës.

“Unë kam kërkuar më shumë siguri në kufrin Kosovë-Serbi ngase mos ndëshkimi lejon përsëritjen e një situate të tillë. Nuk e shoh se mund ta ndalojmë Serbinë pa sanksione. Radojiciq duhet te ekstrdohet në Kosovë ngase vepra ka ndodh në Kosovë, jemi kampion në sundimin e ligjit dhe e kemi Eulexin për mbështetje në sundim e ligjit.”

Kurti ka thënë se do të flasë për draft-propozimin e BE-së dhe SHBA-së për Asociacionin, por pa u lëshuar shumë në detaje meqë ashtu janë pajtuar me aleatët dhe sponsorët e propozimit.

Kurti ka thënë se në vlerësimin e tij, ai draft s’është “Zajednicë” dhe sipas tij e ndërpret trashëgiminë e mosnjohjes të Republikës së Kosovës. Gjithashtu kreu i Qeverisë ka thënë se sipas draftit, serbët do të jetojnë në Kosovë në përputhje me aspiratat multi-etnike të Kushtetutës dhe pas synime dëmtuese ndaj shtetit.

“Me aq sa mundëm në vijim do të flas për këtë draft-propozim, por njëkohësisht pa detaje, meqë është obligim ndaj emisarëve të BE-së dhe SHBA-së të cilët kanë kërkuar që ne ta respektojmë këtë kërkesë të tyre. Besoj që në vazhdim ata duhet e do ta publikojnë për të ofruar më shumë transprancë. Për ne drafti mund të publikohet qysh sot.

Ata na propozuan një draft. Një dokument të përfaqëson unitetin trans-atlantik. Ky karakter trans-atlantik më dha përshtypje serioze që se kisha takuar më herët. Më bëri përshtypje që zytarë të lartë të shteteve sponzoruese kishin marrë pjesë direkt në hartimin e tij. Më bënë të qartë që hartimin e draftit e kanë bërë me kujdes për Kushtetutën, letrën e Mogherinit, qëndrimin Schole Escoba dhe më thanë që është në përputhje me ligjet e Kosovës.

Nga një kënd procedural, nuk dua të jap qëndrim juridik për përputhshmërinë e draftit me Kushtetutën. Atë e jep Gjykata Kushtetuese siç e parasheh qartë draft-statuti.

Megjithatë si kryeministër dhe si politikan dua ta them një këndvështrim politik për draftin.

E para, drafti në vlerësimin tim politik ndërpret trashëgimin mosnjëhse të Republikës që ishte çimentuar në 2013 dhe 2015. Drafti ka qartësi për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur, ku serbët do të jetojnë në përputhje me aspiratat multi-etnike të Kushtetutës dhe pa qëllim tjetër dëmtues dhe minues për Republikën në njohje të integritetit territorial,. Kjo qartazi nuk është Zajedenicë, sepse asisoj do të ishte e padiskutueshme.”, ka thënë Kurti.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk e ka pranuar ende draftin për Asociacionin meqë nuk është nënshkruar.

Por, ai tha se ka ofruar nënshkrimin e atij drafti dhe tha se e ka shqyrtuar edhe me kujdes dhe me mëdyshje, por se nuk mund ta bëjë publik meqë është kërkesë e ndërmjetësve.

“S’e kam pranuar ende, nuk e kam pranuar. Dhe kurrfarë pranimi nuk vjen në shprehje pa e parë ju. Sepse se kam pranuar dhe ajo çfarë kam ofruar është që ta nënshkruaj dhe si rrjedhojë ta pranoj. Meqenëse s’ka nënshkrim, s’ka pranim. S’ka pranim – s’ka zbatim. Vetëm nënshkrimi nënkupton pranim”.

“Pesë emisarët më kërkuan garancione [për të mos e zbuluar draftin]. Më duhet t’i qëndroj besnik kërkesës së tyre”.

“Brukseli thotë që ne kemi marrëveshje, më 27 shkurt dhe 18 mars. Kjo s’është nënshkruar nga pala tjetër, rrjedhimisht as nga ne, përkundër gatishmërisë. Brukseli ka thënë qartë që ne kemi marrëveshje dhe është përfshirë në konkluzionet e KE. Nga pikëpamja e Brukselit është marrëveshje edhe nga e jona. Më shumë se kaq s’mund të them për hollësitë e draft-statutit.”