Serwer: Rusia do të jetë sfidë e madhe për Kosovën

E publikuar: 27/04/2018 09:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Daniel Serwer analisti dhe studiuesi nga Qendra për Marrëdhënie Transatlantike në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, tha se Beogradi është duke e ndryshuar qasjen ndaj Kosovës.

“Kjo është gjë pozitive. Të gjitha pikat që kanë të bëjnë me Kosovën duhet të rregullohen, para se Serbia do të jetë pjesë e BE-së”, tha Serwer sot në edicionin e sotëm të emisionit “AKTUAL”, në Radio Televizion e Kosovës (RTK).

Ai vlerësoi se Kosova dhe Serbia duhet të ketë marrëdhënie të mira. Sipas tij Rusia do të jetë një sfidë e madhe për Kosovën, edhe nëse Serbia pranojë që vendi të jetë pjesë në OKB.

‘Diplomatët e Kosovës duhet të merren edhe Moskën, dhe jo vetëm me Beogradin dhe Brukselin” , tha ai. Sipas tij Kosova është shtet sovran dhe duhet të krijojë marrëdhënie edhe me Rusinë. Serwer vlerësoi se Kosova ka pasur arritje të mëdha në shumë fusha. Ai tha se Kosova duhet të ketë ushtrinë e saj./RTK/