Shtetet e QUINT-it sot kanë lëshuar një komunikatë të përbashkët përmes të cilës kanë kërkuar që Kosova të implementojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për çështjen Manastirit të Deçanit, raporton Express.
Kjo thirrje është bërë me rastin e shtatë vjetorit të vendimit të Kushtetueses për kontestin pronësor në mes të Komunës së Deçanit dhe Manastirit.
E me këtë thirrje të shteteve të QUINT është pajtuar edhe profesori dhe analisti amerikan, Daniel Serëer.
Ai ka shkruar shkurtimisht “PO”, duke treguar se i bashkohet thirrjes së QUINT-it.
— peacefare.net (@DanielSerwer) May 20, 2023