Beograd, 13. maja 2016. -Nezavisna Republika Srpska znacila bi podelu Bosne i Hercegovine, a jedan deo te zemlje bi verovatno postao radikalizovan, sto SAD ne zele, izjavio je danas profesor Univerziteta Dzon Hopkins Danijel Server (na slici) na konferenciji magazina Njuzvik u Beogradu. FOTO TANJUG/ DRAGAN KUJUNDZIC/ nr
Ish-ministri i jashtëm, Petrit Selimi ka reaguar pasi Kosova e kaloi hapin e parë për t’u bërë pjesë në Këshillin të Evropës. Ai ka thënë se shpreson që më tutje nuk do të jetë kusht Asociacioni i komunave me shumicë serbe.
“Kosova kaloi një standard të rëndësishëm me 90% të votave. Shumë më tepër se ç’duhej. Hapi tjetër është votimi i plotë në PACE. Hapi i fundit, më i rëndësishëm është votimi nga ministrat evropianë. Shpresojmë që ASMM të mos jetë një kusht i vështirë për këtë votim përfundimtar, pavarësisht disponimit aktual në SHBA dhe Francë”, ka thënë ai.
Por profesori i “Johns Hopkins University”, Daniel Serwer, ka thënë se ka frikë se amerikanët ia kanë premtuar Beogradit Asociacionin.
“Kam frikë se amerikanët i kanë premtuar Asociacionin Beogradit dhe nuk duan të marrin përgjegjësi nëse nuk ndodh. SHBA nuk është Këshillin e Evropës, por ndikimi i saj do të jetë i fortë mes disa prej evropianëve, përfshirë Francën”, ka thënë Serwer.
Postimi i plotë:
I fear the Americans have promised ASMM to Belgrade and don't want to fall on their swords. The US is not @coe, but its influence will be strong among some of the Europeans, including France. https://t.co/afZsD8XMHg
— peacefare.net (@DanielSerwer) March 27, 2024