Serwer: Kosova nuk po e përmirëson imazhin ndërkombëtar

E publikuar: 23/08/2025 09:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Daniel Serwer / Foto: Dž. K. / Radiosarajevo.ba

Daniel Serwer / Foto: Dž. K. / Radiosarajevo.ba

Edhe pse vendi, sipas profesorit amerikan dhe njohësit të çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, duket i qëndrueshëm në aspektin e brendshëm dhe ekonomik, bllokada po ndikon negativisht në përfaqësimin e Kosovës jashtë vendit dhe në cilësinë e jetës së qytetarëve.

“Sipas mendimit tim, vendi duket i qëndrueshëm dhe nuk ka dëshmi të qarta për pasoja negative në ekonomi. Kosova nuk po e përmirëson imazhin e saj ndërkombëtar dhe më e rëndësishmja, qytetarët nuk po marrin shërbimet dhe përfaqësimin që meritojnë për shkak të këtij ngërçi politik,” tha Serwer për Front Online.