Daniel Serwer / Foto: Dž. K. / Radiosarajevo.ba
Profesori amerikan, Daniel Serwer ka komentuar kandidaturën e mundshme të Kamala Harris për presidente të Amerikës dhe ndikimin e saj në Ballkan.
Ai ka shkruar se Harris është një mbështetëse e fortë e luftës së Ukrainës kundër pushtimit rus.
Sipas tij, Harris do të donte të shihte Kievin të fitojë dhe Moskën të humbasë prandaj ky qëndrim ka të ngjarë të transferohet në Ballkan.
Se çka do të ndikoj për Kosovën, Serwer ka shkruar se Harris-it, Kosova mund ti duket si Tajvani dhe Ukraina.
“Harris është gjithashtu e ashpër ndaj Kinës, si Biden ashtu edhe Trump. Kosova mund t’i duket si Tajvani dhe Ukraina. Kjo do të thotë se duhet të ushqehet dhe të mbrohet nga pretendimet territoriale nga një ish-sovran. Ajo nuk ka gjasa të jetë pro Asociacionit të Komunave me shumicë serbe apo autonomisë së Republika Srpska. Dikush duhet ta këshillojë herët dhe shpesh se të dyja janë ide të këqija”, ka shkruar Serwer.
Ai ka thënë se fushata dhe zgjedhjet e kësaj vjeshte në SHBA do të jenë kryesisht për ruajtjen e demokracisë liberale, që është demokracia e bazuar në të drejta të barabarta individuale të mbrojtura nga sundimi i ligjit. Ata që duan mbështetje nga administrata e saj duhet të jenë në përputhje me këtë objektiv. Partitionistët dhe separatistët etnikë duhet të kenë kujdes.
“Administrata Biden ka miratuar një politikë qetësimi ndaj Serbisë. Megjithatë, nuk ka asnjë arsye pse Harris duhet ta vazhdojë atë. Presidenti Vuçiç e ka orientuar Beogradin drejt lindjes, duke u rreshtuar me Kinën, Rusinë dhe autokracitë e tjera, duke përfshirë Azerbajxhanin dhe Hungarinë. Furnizimet serbe me municione për Ukrainën ia vlejnë diçka, por ka të ngjarë të rrjedhin për arsye ekonomike edhe nëse i jepet fund sapunit të butë politik. Zbutja ka dështuar dukshëm. Është koha për dashuri të ashpër. Kjo është diçka që temperamenti i fortë i Harrisit do ta gjejë të pranueshme”, ka shtuar Serwer.
Ai ka thënë se gjatë shkrimit të këtij postimi, ka mësuar se Alexander Kasanof do të jetë zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit në Byronë Evropiane përgjegjës si për Ballkanin ashtu edhe për diplomacinë publike e që sipas tij, ky kombinim është një risi.