Analisti Daniel Serwer ka thënë për RTK-në, se marrëveshja për Asociacionin nuk duhet të kundërshtohet në tërësi, sepse është pjesë e Pakos së Ahtisarit që ka sjellë pavarësinë e Kosovës.
Analisti Daniel Serwer ka thënë se pengimi i dhunshëm i parlamentit demokratik nuk është mënyrë për të kërkuar ndryshim.
Sipas tij marrëveshja për Asociacionin nuk duhet të kundërshtohet në tërësi sepse është pjesë e Pakos së Ahtisarit që ka sjellë pavarësinë e Kosovës.
Serwer ka thënë se duhet të ketë kujdes me zbatimin e saj.
Serwer në RTK ka thënë se çështja e xhihadistëve duhet të merret më me seriozisht ndërsa ka apeluar që më shumë të merret me korrupsionin.