Sërish e përmend Kosovën, Hoxhaj shpërndan fjalimin e Trumpit në Lutjet e Mëngjesit

E publikuar: 05/02/2026 17:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka publikuar një video nga fjalimi i Presidentit amerikan Donald Trump gjatë Lutjeve të Mëngjesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përmes një postimi, Hoxhaj ka theksuar se Kosova vazhdon të jetë në mendje dhe në zemër të presidentit amerikan, duke e cilësuar pjesëmarrjen e tij në këtë ngjarje si kënaqësi të veçantë.

“Kosova është sërish në mendje dhe në zemër të Presidentit Trump gjatë Lutjeve të Mëngjesit. Kënaqësi të isha pjesë e kësaj ngjarjeje”, ka shkruar Hoxhaj, duke shpërndarë edhe pamje nga fjalimi i Trumpit.

Ngjarja e Lutjeve të Mëngjesit mbledh çdo vit liderë politikë, diplomatë dhe përfaqësues institucionalë nga mbarë bota, ndërsa përmendja e Kosovës nga Presidenti amerikan shihet si sinjal i vazhdueshëm i vëmendjes së SHBA-së ndaj rajonit dhe vendit.