Lajme aspak të mira vijnë nga kampionati italian Serie-A pasi virusi Covid-19 ka prekur së fundi edhe skuadrën e Juventusit.
Dy anëtarë të stafit teknik kanë rezultuar pozitiv tek Juventusi dhe ky lajm vjen në prag të ndeshjes me Napolin tek e cila skuadër poashtu janë të infektuar dy lojtarë, Zielinski dhe Eljif Elmas të infektuar me coronavirus
“Juventusi konfirmon se dy anëtarë të stafit kanë rezultuar pozitiv në testet e realizuara për Covid-19.”, thuhet në njoftimin e klubit bardhezi.
“Klubi është në kontakte konstante me institucionet përkatëse të shëndetësisë.”
Nuk dihet ende nëse ndeshja e nesërme mes Juventusit dhe Napolit do të pezullohet, por tashmë kampionati italian i futbollit rrezikon pezullimin për shkak se një numër i konsiderueshëm i skuadrave kanë lojtarë që kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
Kujtojmë se Genoa ka 17 lojtarë dhe anëtarë të stafit të infektuar.