Seriali vendor për liberalizimin e vizave – vazhdon! (Video)

E publikuar: 06/02/2016 00:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nji premtim i keqpërdorun në fushatat elektorale qysh para 6 vjetesh, duket se ende nuk po bahet realitet. Gjithë ministrat e Kryeministrat, që me pasaporta diplomatike shëtisin botën, qysh prej vitit 2009 filluen me premtime për liberalizimin e vizave.

E pa përmendë kërcënimet që Kryeministrat Thaçi e Mustafa i kanë ba Europës për liberalizimin e vizave, pak ditë ma parë, Ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku përsëriti në kor me Qeverinë se Kosova tashma i ka përmbushë të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

Por në debatin e Parlamentit Europian për Rezolutën për Kosovën, me 3 Fror në Strasbourg, Komisioneri i BE’s për Zgjanimin, Johannes Hahn, e përsëriti se pamvarsisht punës së madhe, Kosova ende nuk i ka përmbushë kriteret për liberalizimin e vizave.

“Na e kuptojmë plotësisht se liberalizimi i vizave asht çashtja kryesore dhe fokusi i Kosovës në këtë fushë asht shumë i randësishëm për Parlamentin Europian.

Raporti final i komisionerëve  për progresin e vizave,  tregoi progres të madh, por u tha se edhe 8 kritere duhen plotësue.  

Kosova po punon fuqishëm për përmbushjen e rekomandimeve dhe shpresoj se kjo ka me qenë e mundun shpejt, që mandej me pasë vërtetë nji raport pozitiv”, tha ai.

E sot, në mbledhjen e Qeverisë, Bekim Çollaku u detyrue me pranue se Kosova nuk i ka përmbushë ende edhe dy kritere, e ato janë Demarkacioni me Malin e Zi dhe objekti i Avokatit të Popullit. 

E kështu, për 2 milionë qytetarët e Kosovës që nuk kanë pasaportë diplomatike, seriali vendor për liberalizimin e vizave – vazhdon.