Seriali “192” shpëton një jetë njeriu

E publikuar: 14/02/2017 20:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Serialet filmike që protagonist kanë Policinë shpesh herë kanë ndikim sensibilizues edhe tek shikuesit e tyre. Madje ata në shumicën e rasteve behën edhe si pjesë e familjeve.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe me serilain “192” që transmetohet në RTK çdo të diell. Në fakt ky serial ka arritur që ta ndal edhe vdekjen e një fëmijë.

Burime Brenda Policisë së Kosovës i kanë treguar Gazetës Fjala se si në një fëmijë në Fushë Kosovës ka pasur dhunë, por që ndalimin e dhunës dhe eskalimin e saj e ka bërë telefonata e një fëmiju.

“…rastin e dhunës në një familje në Fushë Kosovës ka arritur ta ndalojë fëmiju 10 vjeçar. Ky fëmijë, që është i dyti në atë familje ka arritur që ta lajmërojë policinë”, kanë treguar në Policën e Kosovë.

Në këtë institucion të sigurisë kanë bërë të ditur se gjendja e kësaj familje ka qenë shumë e rëndë, por gjërat kanë ndryshuar kur fëmija 10 vjeçar ka kuptuar se në duar ka një telefon.

“Vetëm telefoni imi me kishte mbetur në duar. Kam ikur në dhomën tjetër, por nuk kam pas fuçi të thërras askënd nga familja ime. Mirëpo, në një moment më është kujtuar Seriali 192 dhe fjalia “cila është urgjenca juaj” dhe e kam thirr policinë”, kanë treguar burime të Policisë rrëfimin e kësaj 10 vjeçare që kishte përjetuar dhunë në familje edhe më herët.

Në Polici kanë treguar se dhuna në këtë familje pesë antëtarshe është bërë nga babai. Ku siç thuhet kishte për qëllim edhe tua merrte jetën të gjithëve.