Seria A, ngec Fiorentina, fiton Napoli

E publikuar: 22/11/2015 18:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Te Napoli nuk flasin për titull, por jugorët vazhdojnë të fitojnë e mbi të gjitha të shfaqen si një prej pretendenteve kryesorë për fitimin e “Scudettos”. Skuadra e Sarrit, fitoi 2-0 në transfertë në javën e 13-të ndaj Veronës duke zgjidhur ndeshjen në pjesën e dytë. Lorenzo Insinge ishte ai që zgjidhi një ndeshje që po komplikohej shumë për Napolin duke I dhënë epërsinë të tijve në minutën e 67-të.

Ndërkohë 7 minuta më pas ishte Higuain që dyfishoi shifrat, ndërsa sa i përket Elseid Hysajt, ai u aktivizua 90 minuta të plota ndërsa u ndëshkua dhe me të verdhë në minutën e 53-të. Fiorentina caloi në derbin toskan, ku barazoi 2-2 në shtëpi me Empolin. Ekipi vjollcë pësoi dy gola në pjesën e parë kur Livaja dhe Buchel shënuan për miqtë, por në fillimin e së dytës, Fiorentina arriti të barazojë shpejt shifrat me një dygolësh të Kalinicit.

Rezultati pavarsisht përpjekjeve të vjollcëve nuk ndryshoi më. Montella e nisi me humbje aventurën e tij te Sampdoria pasi u mund 1-0 në Friuli nga Udinese, ku vendosi një gol i ganezit Badu.

Barazim 1-1 regjistroi ndërkohë Lacio në shtëpi përballë Palermos, me Etrit Berishën që qëndroi në stol për bardhëkaltërit. Në takimet e tjera të javës u regjistruan ndërkohë këto rezultate.